Ligji për shërbimet postare

Ligji për shërbimet postare

Korniza Ligjore. Ligji nr. 06/L-038 për Shërbime Postare në Republikën e Kosovës
LIGJI NR. 06/L-038 PËR SHËRBIMET POSTARE

Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton: LIGJ PËR SHËRBIMET POSTARE

Neni 1 | Qëllimi
1. Qëllimi i këtij ligji është vendosja e rregullave për sigurimin e ofrimit të shërbimit postar dhe shërbimit universal postar në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përcaktimi i kushteve për qasje në rrjetin postar, nxitja e konkurrencës së lirë, përcaktimi i parimeve për tarifat, sigurimi i transparencës së llogarive të ofrimit të shërbimit universal postar, përcaktimi i standardeve për shërbimin universal postar dhe vendosja e një sistemi për të siguruar pajtueshmërinë me këto standarde.
2. Ky ligj është pjesërisht në përputhshmëri me Direktivën 97/67/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 15 dhjetor 1997, për rregullat e përbashkëta për zhvillimin e tregut të brendshëm të shërbimit postar të Komunitetit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit, e ndryshuar me Direktivën 2002/39/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 10 qershor 2002, dhe Direktivën 2008/6/KE të Parlamentit dhe Këshillit Evropian datë 20 shkurt 2008.
Neni 2 | Fushëveprimi

1. Ky ligj zbatohet nga të gjithë ofruesit e shërbimeve postare vendore si dhe për shërbimet ndërkombëtare, nëse kjo nuk është e rregulluar ndryshe me aktet e UPU-së.

2. Me këtë ligj përcaktohen detyrat dhe kompetencat e Autoritetit në fushën e shërbimeve postare, përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e ofruesve dhe shfrytëzuesve të shërbimeve postare, si dhe rregullimi i çështjeve tjera që ndërlidhen me shërbimet postare.

https://www.postadoor2door.com/wp-content/uploads/2022/11/pdf.png