Politika Privatësisë

Politika Privatësisë

Posta Door2Door. Përditësuar së fundmi më 21 nëntor, 2022
Dakordësimi me Politikën e Privatësisë

Me hyrjen apo edhe regjistrimin tuaj në sistemin online ose aplikacionin mobile të postës Door2Door ju pranoni dhe dakordësoheni  me termat dhe kushtet e poshtë cituara. Gjithashtu do ju lind nevoja ti pranoni sa herë që ju hyni në platformë pasi  ato  mund të përditësohen periodikisht.

Mbrotja e të dhënave personale

Mbrojtja e të dhënave tuaja personale bëhet sipas Ligjit në fuqi Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore në plotësim ligjit. Platforma e postës online e aksesuar nga ju, është platforma zyrtare online e Door2Door. Në sistemin online sikurse në aplikacionin mobile dhe faqen e internetit, përdoruesit mund të hasen në forma apo formularë të ndryshëm regjistrimi, krijimi dërgese ose kontakti. Në fusha të ndryshme të këtyre formave apo formularëve lind nevoja për të vendosur të dhëna personale.

Posta Door2Door siguron çdo përdorues se të dhënat janë të sigurta në bazë të gjithë kuadrove ligjore në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e përdoruesve, duke respektuar ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Gjithashtu përdoruesi pohon vërtetësinë dhe saktësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej tij në format apo formularët e ndryshëm. Çdo përdorues platformës tonë postare ka të drejtë dhe i ofrohet mundësia e kontrollit të të dhënave dhe përditësimit të tyre.

Mbledhja dhe Përdorimi i Informacionit

Çdo e dhënë e juaja personale e vendosur në llogarinë tuaj në platformën postare të Door2Door është e mbrojtur. Ato mund të përdoren nga platforma, vetëm në rastet kur është e domosdoshme (kur ju keni mangësi në të dhëna për një porosi të bërë në platformë). Ne mund të përdorim të dhënat tuaja, ato që ju keni dhënë akses për telefonata ose email promovues të ofertave rreth shërbimeve që ne ofrojmë, kur më parë jeni dakordësuar me përdorimin e tyre.

Të dhënat log

Sikurse platformat postare simotra, ne mbledhim informacione që shfletuesi juaj dërgon sa herë që vizitoni platformën tonë (“Të dhënat e log”). Këto të dhëna Log mund të përfshijnë informacione të tilla si adresa e Internetit të kompjuterit tuaj (Adresa “IP”), lloji i shfletuesit, versioni i shfletuesit, faqet e sajtit tonë që vizitoni, koha dhe data e vizitës suaj, koha e kaluar në ato faqe dhe statistika të tjera. Për më tepër, ne mund të përdorim shërbime të palëve të treta (psh Google Analytics) që mbledhin, monitorojnë dhe analizojnë këtë informacion.

Cookies

Cookies janë skedarë me sasi të vogël të të dhënave, të cilat mund të përfshijnë një identifikues unik anonim. Cookies dërgohen në shfletuesin tuaj nga një faqe në internet dhe ruhen në hard diskun e kompjuterit tuaj. Si shumë faqe, ne përdorim “cookie” për të mbledhur informacion. Ju mund ta udhëzoni shfletuesin tuaj që të refuzojë të gjitha cookies ose për të treguar kur një cookie po dërgohet. Sidoqoftë, nëse nuk pranoni cookie, ju mund të mos jeni në gjendje të përdorin disa pjesë të faqes sonë.

Të drejtat tuaja, ruajtja dhe fshirja e të dhënave

E drejta e aksesit nëse jeni të shqetësuar ose keni ndonjë pyetje në lidhje me të dhënat tuaja personale, ju keni të drejtë dhe ju mundësohet në çdo moment hyrje në të dhënat personale, të cilat ne i mbajmë ose i përpunojmë për ju. Ne mund të ruajmë informacionin në lidhje me ju dhe përdorimin tuaj të produkteve, përfshirë të dhënat personale, për aq kohë sa është e nevojshme për t’ju siguruar produktet dhe përdorimet e përshkruara në këtë Politikë të Privatësisë.

Ndryshimet në politikën e privatësisë

Kjo politikë e privatësisë është efektive që nga data 21 nëntor 2022 dhe do të mbetet në fuqi, përveç sa i përket ndonjë ndryshimi në dispozitat e saj në të ardhmen, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë pasi të postohen në këtë faqe. Ne rezervojmë të drejtën për të azhornuar ose ndryshuar Politikën tonë të Privatësisë në çdo kohë dhe ju duhet ta kontrolloni këtë. Politika e Privatësisë mund të ndryshojnë në mënyrë periodike. Përdorimi juaj i vazhdueshëm i shërbimit pasi të postojmë ndonjë modifikim në Politikat e privatësisë në platformë do të konsiderohet se ju keni dhënë pëlqimin për të respektuar dhe për t’u lidhur me politikën e modifikuar të privatësisë.

Informacione & detaje shtesë

Për pyetje apo informacion rreth produkteve, porosive apo edhe interes për bashkëpunime ju mund të na kontaktoni duke përdorur një nga format tona të kontaktit, të pasqyrtur në faqen e Kontaktit.